AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 15:05

Tedi Blushi: Akti kriminal ndaj Berishës, vepër e Ramës!

Tedi Blushi: Akti kriminal ndaj Berishës, vepër e Ramës!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme.

Në një reagim në rrjete sociale, ai thotë një vepër e tillë është një akt kriminal ndaj Berishës dhe një vepër direkte e kryeministrit Edi Rama.

“Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës. Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!”, kështu është shprehur Tedi Blushi ndërsa ka dënuar ashpër sulmin ndaj Berishës gjatë protestës.