AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 17:03

Hasani takon të ngarkuarën e SHBA me punë në Shqipëri: Të thellojmë lidhjen mes dy vendeve

Hasani takon të ngarkuarën e SHBA me punë në Shqipëri:

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmuan të hënën partneritetin e fortë që është mes të dy vendeve. Kjo u nënvizua gjatë një takimi që e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi të hënën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Takimi kishte si qëllim që të diskutonte çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane në Shqipëri.