TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy ditësh Shkodra është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Fatkeqësisht, si pasojë e motit të keq u shënuan edhe dy viktima në Malësi të Madhe, babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj.
Siç shihet nga fotot e LSA-së, shumë zona në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit.
Një nga zonat e cila paraqiste rrezik është edhe ura e re e Bahçallëkut, e cila si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut, rrezikohej nga mbetjet e urës së vjetër.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot pasdite se mbrëmja solli përmirësim të situatës në Shkodër dhe Lezhë.
Ndërkohë që sipas ministrit, deri më tani në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 persona.