AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 09:47

Foni e lëvizshme për folësit e mitingut të opozitës, detaje nga protesta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Foni e lëvizshme për folësit e mitingut të opozitës,
Fonia e lëvizshme që do të përdoret në miting

Opozita duket e vendosur që të zhvillojë protestën e saj, të thirrur nga Partia Demokratike, edhe pse Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është bllokuar nga Policia e Shtetit me gardh hekuri, si zonë brenda perimetrit të sigurisë pë mbarëvajtjen e samitit BE-BP.

Në pamundësi për ngritjen e një skene, do të përdoret një foni e vendosur mbi një kamionçinë. Gjatë protestës do të ketë pankarta të shkruara në anglisht, por edhe shumë thirrje do të jenë po në anglisht.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë, por me shumë gjasa, në pamundësi për t'u zhvilluar në vendin e bllokuar nga policia, protesta do të mbahet në pjesën e bulevardit para ish-hotel Dajtit.