TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një efektiv policie është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.
ABC mëson se në pranga është vënë efektivi A. B, specialist pranë policisë rrugore në kryeqytet, ndërsa në gjendje të lirë është proceduar kolegia e tij M.H
Sipas hetimeve të AMP dhe të Prokurorisë së Tiranës, prej kohësh dy oficerët dyshohet se kundrejt shumave të parave që merrnin nga qytetarë të ndryshëm kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të policisë rrugore. Duke patur akses në këto sisteme dy shteasit A.B dhe M.H, pasi siguronin paratë si ryshfet arrinin që gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara.
Në pranga ka rënë gjithashtu edhe sekseri i dy efektivëve, E.B Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. Këto para ai i ndante me efektivët e policisë rrugore tashmë të arrestuar.