TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka komentuar përfundimin e primareve në Tiranë, me tërheqjen e kandidatit Ilir Alimehmeti, të cilit Belind Këlliçi i premtoi postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit", analisti Neritan Sejamini, e cilësoi zhgënjyes këtë përfundim.
"Jam i zhgënjyer nga mënyra si mbaroi gara në Tiranë. Ajo përfundoi me përqafim dhe kandidati që ngjalli shpresën e shumë anëtarëve, do të bëhet nënkryetar bashkie. Ky nuk është standart në Amerikë. Zv. Presidenti i Amerikës votohet, ndërsa nënkryetari Bashkisë nuk votohet, po të dojë kryetari e mban ose e heq.
Është gjynah që Alimehmeti e mbylli me një përqafim garën e tij". deklaroi Sejamini.