TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë mbërritur disa nga krerët e parë të Bashkimit Europian. Ka qenë ministrja Elisa Spiropali ajo e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, janë ndër të parët që kanë zbritur në Rinas.Ato janë pritur nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike, ajo pjesë e saj që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat siç tha zoti Berisha po kërcënohen nga kryeministri Rama.