AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 09:10

Makina përplaset me një kamion në superstradën Lezhë-Shkodër, një i plagosur

Makina përplaset me një kamion në superstradën

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Siç shihet edhe nga pamjet, një makinë foristradë është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar e përmbysur jashtë rrugës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.