TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar humbi jetën sot në Elbasan, pasi goditi veten me thikë në zemër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 në lagjen “Dyli Haxhire”, ku Sali Hajdari 33 vjeç, i shkaktoi vetes plagë fatale me një mjet prerës.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve.
Mësohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.