TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Shijak, Ornela Gjeçi, ka humbur jetën pasi dyshohet se e zuri korrenti në dush.
Shkolla 9-vjeçare ‘Rrubjekë’ dhe Zyra Vendore Arsimore e Shijakut kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Shkolla ku ajo ishte drejtoreshë u shpreh me dhimbje: “Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ‘Rrubjekë’, Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshë e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh të gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”.
Po ashtu ka reaguar dhe Zyra Vendore Arsimore Shijak, duke u shprehur: “E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”.