TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Lezhë, si dhe me drejtues të Policisë Kufitare dhe komisariateve në varësi të tyre.
Gjatë takimit, ai prezantoi prioritetet kryesore të punës, duke kërkuar masa të menjëhershme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe identifikimin e organizatorëve, financuesve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike.
Ai e cilësoi të papranueshme përsëritjen çdo vit të të njëjtit fenomen në Shkodër dhe Lezhë, duke kërkuar analizë të detajuar të informacionit dhe rasteve të mëparshme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale.
Në fokus të detyrave të lëna ishin gjithashtu armëmbajtja pa leje, rritja e kontrolleve për personat e armatosur, kapja e personave në kërkim, parandalimi dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale, ndërtimet pa leje, lojërat e fatit dhe call center-at, si dhe reagimi i shpejtë ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.
Gjithashtu u theksua rëndësia e sigurisë në shkolla, sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së pronës.
Drejtori paralajmëroi se nuk do të ketë tolerim për asnjë shkelje të ligjit, duke theksuar se masa të ngjashme me ato të marra ndaj Komisariatit të Policisë Peqin do të zbatohen ndaj çdo strukture apo punonjësi që abuzon me detyrën ose bashkëpunon me paligjshmërinë.