TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy turistë nga Belgjika, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur dhe me dëborë në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, janë shpëtuar nga policia.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, Komisariati i Tropojës u njoftua rreth orës 14:00 të një dite më parë për situatën e turistëve, të cilët nuk mund të vazhdonin lëvizjen për shkak të kushteve të vështira të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë, në bashkëpunim me ekipin e kërkim-shpëtimit të Valbonës, organizuan operacionin dhe nisën kërkimet për lokalizimin e tyre.
Pas disa orësh kërkimesh në këmbë në terren të vështirë, dy turistët u gjetën në “Qafën e Valbonës”.
Policia bën të ditur se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në zonën e Valbonës.