TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sotme, në të Premten e Madhe të Shenjtë, në procesionin e Epitafit, një ndër momentet më të rëndësishme të Pashkëve.
Ceremonisë simbolike i kanë paraprirë tingujt e Bandës Frymore, ndërsa Epitafi ka dalë në qytet në orën 19:30 nga Kisha Katedrale e Shën Gjergjit, i shoqëruar nga besimtarë të shumtë të të gjitha grupmoshave.
Sipas traditës së përvitshme, procesioni ka përshkuar qendrën e qytetit të Fierit, duke përcjellë mesazhe paqeje, besimi, shprese dhe ringjalljeje, për t’u rikthyer më pas në kishë, i pritur nga një numër i madh besimtarësh.
E Premtja e Madhe shënon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq, ndërsa sipas besimit të krishterë, Ai ringjallet mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.