TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 26-vjeçari me iniciale A. I., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve me iniciale S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi me iniciale S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë, ndërkohë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.