TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa gjykata e Korçës do të japë masat e sigurisë në lidhje D. M., dhe tre personat e tjerë të akuzuar për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, motra e këtij të fundit ka shpërthyer në dyert e institucionit të drejtësisë.
Në gjendje të rënduar psikologjike, motra e viktimës, i është drejtuar autorit të krimit me fjalët ‘O kafshë’.
42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dy ditë më parë dyshohet se u dhunua brutalisht për vdekje nga 29-vjeçari D. M.
Dyshohet se sherri mes Egli Progës dhe D. M, ka nisur në lokalin e babait të këtij të fundit, ku 42-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool me disa persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë fillimisht u tentua të fshihej, ku u raportua se babai i dy fëmijë Egli Proga kishte humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.
Pas publikimit të detajeve në media, reagoi edhe Policia e Pogradecit, duke arrestuar autorin e dyshuar D. M., nga fshati Buçimas, si dhe tre të tjerë për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar hetim për Policinë e Korçës dhe komisariatin e Pogradecit, nëse ka patur apo jo tentativë për të fshehur ngjarjen.