AKTUALITET, 13 Gusht 2024, 10:14

Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer pranë një banese në Vaun e Dejës

Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer pranë një

Në fshatin Naraç, në Vaun e Dejës shtetasi me iniciale A.M  ka gjetur pranë banesës së tij një sasi lënde plasëse të pashpërthyer.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Naraç, Vau i Dejës, shtetasi A. M. ka njoftuar se ka gjetur në rrugë në afërsi të banesës së tij  një sasi të vogël lënde plasëse të pashpërthyer. Grupi  hetimor, po punon për sqarimin  e rrethanave të rastit.