TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lihet në burg nga Gjykata, 39-vjeçari Spartak Çela, i cili u arrestua pas katër vitesh në arrati dhe konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj Spartak Çelës rëndojnë katër akuza “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”
Ai u vendos në pranga më 11 Gusht dhe akuzohet se në datën 20 gusht 2020 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale A. Sh.
“Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”
Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore”, njoftoi policia pas arrestimit të tij.