Është dhunuar drejtori i degës së Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurr të Lezhës, ku disa persona e kanë dhunuar Çukun.
Çuku është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.