TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar. I riu është kapur teksa udhëtonte me një sasi municioni luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje.
Po ashtu u arrestua në flagrancë shtetasi P. I., 28 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një biçikletë e dyshuar e vjedhur.