AKTUALITET, 26 Dhjetor 2022, 12:51

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-agjenti Jeton Lami ‘kyç’ gojën para hetuesve. Prokuroria e Kurbinit zgjat me tre muaj hetimet

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-agjenti Jeton Lami ‘kyç’

Ish-agjenti i operacionales Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë në lidhje me lëvizjet e fundit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj para zhdukjes me datë 9 Gusht të këtij viti.

Balkan Web raporton se ai ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve, edhe pse mund të konsiderohet si personi i fundit që e ka parë Martinajn para se të zhdukej, pasi e transportonte me automjetin e tij.

Në këto kushte, prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj afatin e hetimit për Lamin.

Nga ana tjetër prej mëngjesit të sotëm policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Martinajt në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.