AKTUALITET, 26 Dhjetor 2022, 14:08

Vasili: Edi Rama jep pa garë pronat publike për “anonimët” e fshehur ‘off shore’

Vasili: Edi Rama jep pa garë pronat publike për

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se shërben “si autostrade për bizneset “presta nome” apo “anonimë” të fshehur off shoresh!”

Vasili në një postim në rrjetet sociale, thotë se “Edi Rama duke përdorur si zorrë qorre grupin parlamentar të Rilindjes në parlament, që voton çdo lloj pisllëku mafioz, jep pa garë anonimeve pronat publike aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”.

“Që nga miliardat e Portit të Durrësit e deri tek Inceneratorët anonimët e off shoreve kanë pushtuar çdo operacion grabitjeje shtetërore”, thekson Vasili.

 Postimi i plotë:

Pushteti mafioz si i Edi Rames autostrade per bisneset presta nome apo “anonimë” te fshehur off shoresh!

Qe nga miliardat e Portit te Durresit e deri tek Inceneratoret anonimët e off shoreve kane pushtuar cdo operacion grabitjeje shteterore.

Vetem nje kryeminister i kapur si Edi Rama mund te guxonte te jepte pronen shteterore ne duar te anonimeve te fshehur dhe qe vijne erë.

Shihni te dhenat u eshte hapur autostrade off shoreve.

Çdo kryeminister tjeter minimalisht normal ne kushtet kur Shqiperia eshte ne listen gri te pastrimit te parave dhe vendi me i korruptuar ne Europe nuk do te lejonte kurre qe benin feste ne Shqiperi kompanite off shore.

Nje kryeminister qe do te miren e vendit dhe te interesit publik do te miratonte cdo ligj drastik per te penguar cdo investim te dyshimte dhe per te pastruar maksimalisht operacionet financiare, qe zhvillohen ne Shqiperi.

Trasparenca dhe procedurat e hapura temerrojne vetem te korruptuarit dhe ata qe jane peng i parase se piset.

Ndaj Edi Rama duke perdorur si zorre qorre grupin parlamentar te rilindjes ne parlament, qe voton çdo lloj pislleku mafioz, jep pa gare anonimeve pronat publike aq te rendesishme per zhvillimin ekonomik te vendit.

Per Edi Ramen kane vlere, pelqehen dhe mbeshteten vetem bisnesmenet presta nome, ose off shoret ose te inkriminuarit e me probleme.

Shqiperia si nje vend europian ka te gjitha mundesite te terheqe bisnesmene shume te medhenj me emer te mire dhe qe do te sherbenin si mesazh per terhequr te tjere te ngjashem me ta.

Por trasparenca eshte tmerri i Edi Rames sepse kjo eliminon korrupsionin dhe pastrimin e parave pa te cilat ai nuk jeton dot.