TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi K. S., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital. Sipas Policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Njoftimi i plotë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.