AKTUALITET, 27 October 2026, 13:02

Operacioni/ Bllokohen mallra kontrabandë në Kakavijë, policia gjen cigare, veshje dhe parfume

Operacioni/ Bllokohen mallra  kontrabandë në Kakavijë, policia

Dega Doganore Kakavije vijon kontrollet për parandalimin e rasteve të mosdeklarimit në kufi dhe goditjen e rasteve të kontrabandës.

Ditën e sotme, Strukturat e Degës së Doganës Kakavije, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të territorit shqiptar, kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara në mjetin e transportit autobuz.

Pas kontrollit fizik të tij, u evidentuan sasi me cigare,parfumeri dhe veshje kontrabandë.

Dega Doganore Kakavije vijon kontrollet për zbatimin e legjislacionit doganor dhe garantimin e respektimit të detyrimeve ligjore.