AKTUALITET, 11 Prill 2026, 13:22

Berisha: Protestat tona paqësore, rruga e vetme për arritjen e qëllimeve politike

Berisha: Protestat tona paqësore, rruga e vetme për arritjen e

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se forca politike që ai drejton nuk ka synuar dhe nuk synon në asnjë rrethanë marrjen e pushtetit me dhunë.

Ai theksoi se kjo mbetet alternativa e PD-së dhe se partia i qëndron besnike kësaj qasjeje.

Sipas Berishës, protestat e organizuara nga opozita nuk kanë arritur përmbysjen e qeverisë, por kanë, siç u shpreh ai, “diskriminuar më së shumti qeverinë” dhe kanë përfaqësuar qytetarët shqiptarë në momente të rëndësishme politike.

Ai shtoi se, sipas tij, në arenën ndërkombëtare janë artikuluar qëndrime të padrejta ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se ata janë paraqitur si të pandjeshëm ndaj korrupsionit dhe abuzimeve me pasuritë publike.

Berisha u shpreh se, ndonëse disa protestues mund të dëshironin skenarë të tjerë, ai beson se rruga paqësore është më e mira dhe e vetmja që mund të çojë drejt realizimit të objektivave politikë të opozitës.

Sali Berisha: Ne në asnjë rrethanë, dhe asnjëherë që nga themelimi gjer sot, nuk kemi synuar dhe nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë. Kjo është alternativa jonë dhe ne i qëndrojmë besnik kësaj alternative. Protestat tona sigurisht që nuk kanë realizuar qëllimin madhor të përmbysjes së qeverisë, por kanë arritur diskrimimin më të madh të saj, në tërë qenien e kësaj qeverie. Kanë arritur të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, në një moment kur lobistë racistë antishqiptarë i kanë lejuar vetes të lëshojnë gojën dhe të flasin se, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj vjedhjes dhe korrupsionit të pasurive të tyre. Unë jam dakord që shumë nga protestuesit do të donin skenarë të tjera, por jam i sigurtë se ky skenar paqësor, është më i miri, i cili do të na çojë drejt realizimit të qëllimit tonë.