TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ben Blushi, mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i televizionit Top Channel.
Blushi e ka drejtuar këtë televizion që prej vitit 2018, kur u emërua nga Vjollca Hoxha. Ai sapo kishte humbur në zgjedhjet e përgjithshme, si drejtues i partisë së themeluar prej tij, Lista e Barabartë (Libra).
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshem, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mailin që Blushi u ka dërguar punonjësve.
Televizioni Top Channel, në kohën kur Blushi u emërua, kishte pak kohë që kishte nisur një kurs kritik me qeverinë socialiste, por brenda pak muajve nga emërimi i Blushit, ky kurs ndryshoi sërish. Top Channel është akuzuar nga opozita, si një televizion i rreshtuar krah qeverisë së Edi Ramës.
Nuk dihen ende shkaqet e dorëheqjes së Blushit, por prezenca e tij në Top Channel është shoqëruar shpesh me polemika.
Ai ka qenë gjithashtu nën fokusin e akuzave nga politika, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha në lidhje me inceneratorët.