AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 12:03

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës, jo sharlatanëve! Mund t'ju ndalohet hyrja në ambiente të mbyllura, nëse nuk vaksinoheni

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës,
Edi Rama merr dozën e tretë të vaksinë

Kryeministri Edi Rama, ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në ambientet e stadiumit Air Albania. 

Rama tha se qytetarët duhet t'i besojnë shkencës dhe jo sharlatanëve që përhapin teori konspirative. 

Kryeministri u shpreh se qytetarët duhet të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që në Shqipëri të aplikohen masa të ngjashme si ato që aplikohen në Austri dhe Itali, për ndalimin e hyrjes në ambiente të mbyllura, për personat e pavaksinuar. 

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës,
Edi Rama në Air Albania

"Nuk e kuptpj dot se në shekullin e 21, nuk u besohet shkencës, por disa sharlatanëve dhe delirantëve që shpërndajnë konspiracione.

Si ka mundësi kjo të jetë një lojë dhe asnje gazetë dhe kanal serioze, të mos flasë? Pra u është mbyllur goja të gjithë mediave të botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe humanizmin, shëndetin publik.

Në vend t’ju besojmë fakteve, se njerëzit humbasin jetën kur nuk vaksinohen. Vaksina të mbron nga vdekja edhe pse infektohesh por e kalon me simptoma të lehta.

Austria është mbyllur komplet, vende të tjera po marrin masa. Ne kemi bërë çmos të mos ngarkojmë psikologjikisht dhe të mos ngarkojmë sektorët e jetës këtu, por nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, të dalë ku të dalë.

Prandaj ju them të gjithë atyre që janë nëpunës të shtetit, të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa patur kartelën e vaksinimit. U them atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike, hapësira të mbyllura, të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti të mos hyjnë në këto ambiente.

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës,
Edi Rama duke folur për mediat

Nuk mundet të rrezikojë pjesa më e madhe e popullsisë për shkak se një pjesë tjetër i bën karshillëk shkencës dhe shëndetit të vetë dhe të familjarëve. Vaksina mbron dhe shpëton jetën!

Shihni çfarë ndodh me ata që shkojnë në apital. Ata që janë të vaksinuar e kalojnë më lehtë, ata që janë ta pavaksinuar bien në kthetrat e vdekjes", tha ndër të tjera Rama. 

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës,

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Besojini shkencës,