AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 11:09

‘Foltorja’, Berisha: Nesër do të takohem me demokratët e Devollit

‘Foltorja’, Berisha: Nesër do të takohem me

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se nesër në orën 16:30 do të zhvillohet ‘Foltorja e Devollit’, takim ky që do të mbahet në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit.

Berisha ka ftuar të gjithë demokratët e zonës të bëhen pjesë e kësaj foltoreje.

Postimi i plotë:

Nesër, ditën e premte me datën 3 dhjetor në ora 16:30, në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Devollit të marrin pjesë.

Vetëm të bashkuar fitojmë!