AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 10:18

Mblidhet Kuvendi, Partia Demokratike thërret në interpelancë Ramën për ‘Ballkanin e Hapur’

Mblidhet Kuvendi, Partia Demokratike thërret në interpelancë

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Ashtu siç edhe është njoftuar nga Kuvendi, seanca nisi në orën 10:00.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ku kreu i qeverisë do të flasë për nismën për ‘Ballkanin e Hapur’.

RENDI I DITËS

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 30, datë 26.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

2

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian

Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).