TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme pritet që kryeministri Edi Rama të marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid.
Sipas kryeministrisë pritet që Rama rreth orës 11:30 do të jetë në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.
Ndërkohë gjatë mesditës së sotme pritet që të mblidhet dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët do të analizojnë situatën Covid në vend.
Ndërkaq pritet që një nga vendimet e sotme të jetë dhe vendosja e marrjes së dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.