AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 16:14

Pas largimit të Ben Blushit nga Top Channel, reagon Vjollca Hoxha

Pas largimit të Ben Blushit nga Top Channel, reagon Vjollca Hoxha

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka reaguar për herë të parë, pasi Ben Blushi u largua nga drejtimi i këtij televizioni. 

Në një e-mail drejtuar stafit të televizionit, Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët "e atij që 20 vite më parë e nisi këtë ëndërr", duke iu referuar familjes së Dritan Hoxhës. 

Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij, duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon. 

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail. 

Kujtojmë se Blushi u largua nga Top Channel, duke e njoftuar një gjë të tillë për stafin me anë të një emaili, por pa dhënë arsye dhe detaje nga largimi i tij.