AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 09:20

Pas largimit të Enkelejd Jotit, Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

Pas largimit të Enkelejd Jotit, Albana Fico emërohet drejtoreshë

Prof. Albana Fico është emëruar në drejtimin e QSUT-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Drejtor i këtij institucione ka qenë Enkelejd Joti, i cili tashmë do të jetë në detyrën e drejtorit të RTSH-së. 

"Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta", shkruan Manastirliu.