TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori Arjan Ndoja nuk ka mundur të paraqitet në seancën e radhës gjyqësore duke bërë që ajo të shtyhet për një tjetër datë.
Pikërisht sot që Ndoja do të përballej me dëshminë e dy vëllezërve të mitur që kishin parë personat që i bënë atentat, prokurori nuk është paraqitur.
Ai ka dërguar në sallë një shkresë ku shpjegohet se është sëmurë e nuk mundet të ndjekë seancën.
Në sallë munguan edhe avokatët e Redjan Rrajës.
Sot në sallën e gjyqit janë paraqitur edhe dy të mitur për të dëshmuar në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të akuzuarit për atentatin ndaj Ndojës.
Vëllezërit kanë rrëfyer se kanë parë autorët të braktisin makinën e përdorur në atentat.