AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 20:32

Arrestimi i Kokës, Xhixho: Të vihen para drejtësisë edhe zyrtarët e tjerë që kemi denoncuar!

Arrestimi i Kokës, Xhixho: Të vihen para drejtësisë edhe

Ditën e sotme, me urdhër të SPAK është arrestuar ish-ministri Lefter Koka. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të LSI, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ndërkohë deputetja e LSI, Erisa Xhixho, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, tha se përveç Kokës duhet të vihen përpara drejtësisë edhe zyrtarë të tjerë për të cilët është bërë denoncimi.

Erisa Xhixho: Ky hap i jep të drejt gjithë kallëzimit që bëri LSI në Tetor, por nga ana tjetër mendoj që dhe zyrtarë të tjerë jo vetëm në aferën e inceneratorëve, por në shumë afera që ne kemi denoncuar do të duhet të vihen para drejtësisë. Priten shumë dosje që të shqyrtohen dhe të hetohen nga SPAK, dhe pa-diskutim që pritshmëria është shumë e madhe ndaj këtij institucioni që u krijua për të goditur sferat e larta të politikës dhe të zyrtarëve të lartë që abuzojnë me fondet publike. Ne presim drejtësi, presim zbardhjen e kësaj afere. I janë bërë rreth 400 milionë euro i janë bërë dëm buxhetit shtetit.

Ajo shprehet ndër të tjera se në denoncimet që kanë bërë  ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.

Erisa Xhixho: Shqipëria është vendi më i varfër në Ballkanin Perëndimor. Zyrtarë të lartë kanë guxuar të abuzojnë  me fondet publike dhe pa dyshim që ne presim drejtësi. Në denoncimet tona kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë, sekretarë të përgjithshëm të Ministrisë, dhe shumë zyrtarë te tjerë që do duhet të përgjigjen për këtë mega-aferë që kanë shkaktuar për buxhetin e shtetit dhe pa dyshim për financat e qytetarëve shqiptarë.