AKTUALITET, 5 Gusht 2022, 18:23

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na sjell afër dhe na bën më të fortë

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Hapja e bisedimeve të

Ambasadorja e BE-së, Christian Hohmann nisi këtë javë misionin e saj në Shqipëri.

Në një mesazh të adresuar për shqiptarët Hohmann tha Se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të sjell më afër BE-në me vendin tonë dhe se kjo gjë na bën më të fortë.

“Hapja e negociatave na sjell më pranë dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.

Pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, u shpreh ajo.