AKTUALITET, 5 Gusht 2022, 15:44

Tre të burgosurit dhunuan punonjësit e policisë, po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS për 90 ditë

Tre të burgosurit dhunuan punonjësit e policisë, po

Tre të burgosurit që dhunuan punonjësit e policisë në detyrë në IEVP Peqin, po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS.

Bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët ndodheshin në paraburgim.

Njoftimi i policisë

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu u ngritën në revoltë ditën e enjte.

Ata nuk i janë bindur urdhrave të gardianëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, i kanë goditur.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dërgoi urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.