AKTUALITET, 16 October 2026, 12:45

'I papërgjegjshëm'/ Rama tha se nuk e jep dorëheqjen, Berisha: Shtoi revoltën tek shqiptarët, po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë

'I papërgjegjshëm'/ Rama tha se nuk e jep dorëheqjen,

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për të mos dhene dorëheqjen, pavaresisht protestave masive te studenteve.

Ne deklarate per mediat, Berisha deklaroi se refuzimi i dorëheqjes nga Rama ka shtuar revoltën te qytetarët, ndërsa akuzoi qeverinë për shtimin e dhunës dhe presionit ndaj protestuesve.

“Në fjalën e tij, ai shtoi revoltën tek mbarë shqiptarët. Deklaroi në mënyrën më të papërgjegjshme se nuk jep dorëheqje. Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se protesta dhe bojkoti i mësimit janë shtrirë edhe në qytete të tjera, duke përmendur Korçën, Vlorën dhe zona të tjera të jugut të vendit. Sipas tij, nxënësit janë bashkuar në shenjë solidariteti me studentët dhe revoltën e tyre.

Sali Berisha: Sot nga Korça, Vlora dhe mbarë jugu, nxënësit janë në greva, në solidarizim me rininë studentore, revoltën e tyre.

Ndërkohë regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën dhe terrorin kundër studentëve dhe protestuesve në Tiranë.

Janë mbi 150 të ndaluar nga narkobanditët me uniformë, qytetarë pa asnjë lidhje me ndonjë akt të veçantë të paligjshëm.

Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit dërgoi mbrëmë narkobandat e tij policë me mjete policie dhe automjete policie për të thyer xhamat, terrorizuar dhe hedhur spraj ndaj vajzave në konviktet e studenteve, akte këto tipike të diktaturave të bandës.

Në fjalën e tij, ai shtoi revoltën tek mbarë shqiptarët.

Deklaroi në mënyrën më të papërgjegjshme se nuk jep dorëheqje.

Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë.

Në spitalet e vendit po mjekohen protestues me kafkë të shpuar nga plumbi në ballë, i gomës mundet, atë që ka treguar skaneri, tregon vrimën në pjesën ballore të vajzës së goditur.

Të tjerëve u janë krijuar plagë të rënda, hematoma të mëdha në kokë, në trup.

Dhoma në lokale të paidentifikuar, janë të filmuar ku janë hedhur me dhjetëra studentë të dërrmuar, të goditur dhe të lënë përtokë.