TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të zbuluar vrasësin e Shefki Kurtit, hetuesit duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve themelore: pse dhe ku u vra i moshuari?
Por, gjithashtu, ku e masakroi vrasësi kufomën e 71-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto javën e kaluar?
Hetuesit kanë bërë kontrolle në banesën e viktimës në Badia Polesine ku po kërkohet për njolla gjaku. Ndërsa e shoqja e shqiptarit, Nadire është strehuar në banesën e djalit të çiftit në Masi.
Copëtimi i një kufome do shkaktonte gjakderdhje të madhe. Ndaj është e pamundur që vrasësi të ketë pastruar gjakun aq mirë në vendin ku u gjetën copat e trupit të viktimës në qese mbeturinash, saqë nuk la asnjë gjurmë.
Ndaj mendohet se vrasja nuk u krye nga një profesionist. Data e vdekjes dyshohet se është rreth 22 korrikut. Ndërsa vrasësi nuk u përpoq as të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht ata profesionist. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë identifikimin e tij.
Megjithatë, ende nuk dihet vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme, gjë që do të ndihmonte në zbardhjen e misterit vdekjes së 71-vjeçarit shqiptar, i cili sipas djalit të tij, Arbenit nuk kishte armiq.
Por duket se është dikush që e ka urryer aq shumë viktimës saqë e masakroi pa mëshirë, duke bërë “kërdinë” me trupin e tij dhe më pas duke e hedhur në një kanal me shpresën se nuk do gjendej kurrë shkruajnë mediat italiane.
Autopsia duhet të zbulonte edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë edhe një sharrë rrethore. Karabinierët po hetojnë edhe jetën e viktimës dhe familjes së tij dhe po hetojnë edhe financat e 71-vjeçarit, të cilat ishin shumë të pakta.