AKTUALITET, 16 October 2026, 13:43

Reagimi/ PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha: Akuza bajate të Ramës, nuk na e thatë se kush është armiku i huaj kësaj radhe

Reagimi/ PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha: Akuza

Sali Berisha iu përgjigj akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave. Nga konferenca për shtyp në selinë blu, Berisha i cilësoi akuzat si bajate dhe ironizoi qëndrimin e Edi Ramës se pas kësaj situate qëndrojnë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.

“Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë deri në fund. Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e tij e zezë, sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm, që është opozita, dhe armikut të jashtëm.

Kësaj here nuk e morëm vesh, nuk e kemi idenë nëse është Greqia, Irani, Serbia apo dikush tjetër, por flasim për një armik të jashtëm në bashkërendim me opozitën. Opozita do të qëndrojë me të gjitha fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqjen, largohu menjëherë!", tha Berisha.