TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për klimën e investimeve. Braimllari shkruan se ky raport e nxjerr Shqipërinë një vend të vështirë për investimet e huaja.
Sipas tij, e vetmja zgjidhje për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja është Revolucioni Antikorrupsion si një betejë emergjente për të çliruar ekonominë.
“Raporti i DASH për klimën e investitorëve të huaj për vitin 2022 e nxjerr Shqipërinë një vend të vështirë për investimet e huaja.
Korrupsion i lartë, PPP klienteliste kanë shmangur konkurrencën dhe e kanë bërë të vështirë klimën e investimeve të huaj në vend, kjo falë politikave klienteliste dhe të korrupsionit galopant të Rilindjes në çdo sektor.
Ndaj e vetmja zgjidhje për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja është Revolucioni Antikorrupsion si një betejë emergjente për të çliruar ekonominë, për të ngritur besimin tek investitorët dhe për t’i kthyer qytetarëve paratë e grabitura nga pushteti i hajdutërisë së Rilindjes”, shkruan Braimllari.