AKTUALITET, 5 Gusht 2022, 16:55

Akuza për tjetërsim prone dhe falsifikim dokumentesh, ndalohet biznesmeni në Sarandë, ishte shpallur në kërkim (EMRI)

Akuza për tjetërsim prone dhe falsifikim dokumentesh, ndalohet

Biznesmeni Behar Muçobega është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë. , raportohet se 40-vjeçari u kthye nga Greqia sot ne orët e para te mëngjesit, ndërsa ishte person ne kërkim prej 1 qershorit te këtij viti pas operacionit te Prokurorisë se Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtare te ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetare lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall ne bregdet.

Behar Muçobega akuzohet per “falsifikim dokumentesh” dhe  dyshohet si nje nga përfituesit e një pjese te truallit. Megjithatë vetem brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dale para Gjykatës se Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne shtëpi”.

Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallen ne kërkim 3 të tjerë. Gjykata liroi 5 nga te arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest ne shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti.

Ne kërkim vazhdon te jete ish-Drejtori i ASHK Sarande Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vëllai i te ndaluarit te sotëm.

Nga 4 operacione te Prokurorisë se Sarandës dhe SPAK ne 6 muajt e fundit janë lëshuar 20 urdhër arreste për zyrtare, biznesmenë e qytetare. Nga te gjithë këto urdhra vetëm 4 ndodhen aktualisht ne “Arrest ne burg”, 10 janë ne “Arrest ne shtëpi” dhe 6 janë persona ne kërkim.

Nga keto operacione është sekuestruar ne total 10.599 m2 truall dhe nje pallat 7 katesh. Veç këtyre prokuroria mbajti disa kohe nen sekuestro edhe nje zyre noteriale ku grumbulloi dokumentacion lidhur me hetimet.