TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-shefi i policisë, Arjan Tase i ka kërkuar ndjesë familjarëve të Jonada Avdijt, 7-vjeçares që i mori jetën me skaf.
Gjatë seancës gjyqësore, raportohet se Tase është shfaqur i tronditur dhe se “nuk donte kurrsesi të kishte ndodhur, ajo që ndodhi”.
“Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka deklaruar ai para togave të zeza, teksa u kërkoi ndjesë edhe të gjithë kolegëve të Policisë së Shtetit të prekur nga kjo situatë.
“Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, u shpreh Arjan Tase.
Ai ka sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes, që i morën jetën vogëlushes në breg të detit. Ish punonjësi i policisë se Shtetit theksoi se nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt “do të kisha vrarë familjen time.”
“Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tregoi ai.
Arjan Tase nuk do të ankimojë masës e arrestit të vendosur nga Gjykata e Vlorës. Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale ku do te shikohet lëvizja e mjetit lundrues në momentet fatale për vogëlushen.