Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe ka protestuar paraditën e sotme (e shtunë), pas deklaratave diskriminuese të Ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila foli në Parlament për “kriminelë shqiptarë” dhe për “pushtim” të vendit.
Shqiptarët u mblodhën në urën e Westminstër në qendër të Londrës, ku protestuan me pankarta dhe thirrje kundër diskriminimit.
“Nuk jemi kriminielë” dhe “Punojmë e paguajmë taksat”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Në protestë kanë marrë pjesë një numër i konsiderushëm qytetarësh, duke bllokuar zonën rreth Parlamentit për disa orë.