TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Goli i dytë i Japonisë, i realizuar nga Ao Tanaka (51’) - që prodhoi fitoren ndaj Spanjës (2-1) dhe eliminoi Gjermaninë nga Botërori i Katarit, pas aprovimit nga sistemi VAR - ka provokuar polemika të mëdha dhe konfuzion në gjithë botën sportive, pasi nëse ndeshja do të mbyllej në barazim (1-1), do të sillte kalimin e gjermanëve falë golaverazhit në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Pamjet televizive dhe fotografike tregojnë japonezin Kaouru Mitoma, i cili përpiqet të mbajë topin në lojë, kur sfera duket se ka kaluar vijën fundore të fushës pranë portës së Spanjës.
Në fakt, gjyqtari afrikanojugor Viktor Gomesh nuk e dha golin, por i thirrur nga VAR, pas më shumë se dy-tre minutash rishikim të pamjeve, ai vendosi ta konsideronte atë të rregullt, rrjetë që vendosi edhe fatin e takimit dhe njëkohësisht të “Nationalmanschaft”.
Ish-lojtari i Anglisë dhe Mançester Junaitid, Geri Nevil, ishte midis atyre që reagoi përmes mediave sociale, duke e konsideruar se topi ishte jashtë loje.
Gazeta e madhe gjermane “BILD”, e ka cilësuar një dramë më vete futbollistike: “Dramë milimetrash, njësoj si në Uembli”, duke kujtuar humbjen 4-2 të finales së madhe ndaj Anglisë, 56 vjet më parë, në vitin 1966.
Anglia dhe Gjermania luanin finalen e Botërorit. Në kohën shtesë topi kap traversën dhe bën rikoshet me tokën. Gjyqtari vendosi gol për Anglinë, edhe pse nga një këndvështrim nuk ishte i tillë. Anglia fitoi 4-2 finalen dhe trofeun. Këtë gol e njeh historia si “Goli i Uemblit”.
Gjithsesi, “USA Today” e konsideron të rregullt dhe të drejtë vendimin VAR-it: “Goli u pa nga VAR-i dhe iu dha një pasim, por në pamje të parë duket vërtet se pasimi i Mitomës për Tanaka erdhi nga jashtë kufijve të fushës përpara shënimit të golit”.
Japan's game-winning goal against Spain was actually in bounds and this geometric phenomenon proves it.https://t.co/Z33OmZwn5A
— For The Win (@ForTheWin) December 1, 2022
Dhe për këtë jep shpjegimin pasues: “Falë një fenomeni gjeometrik të quajtur ‘pamja paralaks’ (parallax view), këndi i kamerës së transmetimit po ju krijon iluzionin të besoni se topi ishte jashtë kufijve. Kontrollimi i pamjes nga sipër, megjithatë, zbulon se ishte afër, por topi ishte në të vërtetë në kufi!”.