AKTUALITET, 26 July 2026, 10:45

Aksidenti tragjik në Vlorë-Llogara, pasagjeri 52-vjeçar humbi jetën dhe 4 persona në spital

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Policisë, rreth orës 06:10, një automjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, Ilir Haka, 52 vjeç.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me tre pasagjerët e tjerë, është transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.