AKTUALITET, 25 July 2026, 21:22

Shembet masiv shkëmbor në aksin Burrel–Klos, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Një masiv i madh shkëmbor është shembur në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Kuq”, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Si pasojë e shembjes, lëvizja e automjeteve po kryhet vetëm në një korsi. Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, deri në normalizimin e situatës.

Efektivët e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po monitorojnë trafikun, ndërsa po drejtojnë qarkullimin me qëllim shmangien e rreziqeve dhe garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës.