TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rezistenca qytetare në Tiranë ka vijuar edhe pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, teksa mijëra protestues janë zhvendosur nga bulevardi dhe kanë nisur marshimin drejt Komisariatit nr. 3.
Pas një marshimi disa kilometra, protestuesit kanë mbërritur para ambienteve të komisariatit, ku kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrjet “lironi shqipet”.
Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilave edhe slogani “Arrestoni Ramën”.
Protestuesit deklaruan se destinacioni i tyre ishte Komisariati nr. 3, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.
Tubimi i sotëm u zhvillua në kuadër të protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.