AKTUALITET, 25 July 2026, 20:56

Zjarr në Lazarat, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët para përhapjes së mëtejshme

Rreth orës 19:50, shërbimi zjarrfikës ka marrë njoftim për një zjarr të rënë në fshatin Lazarat.

Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë dy vatra, të cilat po përhapeshin me shpejtësi dhe rrezikonin të zgjeroheshin më tej.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht. Si pasojë e zjarrit, u dogj vetëm një sipërfaqe e vogël me barishte dhe shkurre, pa shkaktuar dëme të tjera materiale.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.