TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme dha sot verdiktin (28 korrik) dhe dënoi me burg 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë, të pandehur për tenderime me vlerë 1 mln euro nga SPAK, por që për efekt të gjykimit të shkurtuar dhe lehtësirave të tjera, ua ka konvertuar dënimet me 1 vit burgim në shërbim prove apo 120 orë punë komunitare.
Dosja shkoi për proces po këtë vit dhe u mbyll në disa seanca, teksa paralelisht po hetohet edhe kryebashkiaku Fredi Kokoneshi. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, pasi u dëgjua edhe pretenca e SPAK, pas procesit të nisur nga muaji prill 2026. Të pandehurit e dënuar janë; Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”. Sipas informacioneve, hetimi lidhet me 3 procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milionë euro. Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër, ndërsa tashmë në GJKKO pritet të caktohet me short gjyqtari i seancës paraprake, që do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.
Vendimi i GJKKO-së:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, me vendimin nr. 62, datë 28.07.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan F. Spaho, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dorjan F. Spaho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhen ë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Dorjan F. Spaho, duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet i pandehuri Dorjan F. Spaho, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Sara F. Xhepa, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sara F. Xhepa, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurës Sara F. Xhepa duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet e pandehura Sara F. Xhepa, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 12. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurës apo detyrimet e saj familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Roklejd Y. Malko, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Roklejd Y. Malko, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Roklejd Y. Malko duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet i pandehuri Roklejd Y. Malko të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos H. Veliu, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatos Hekuran Veliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Fatos H. Veliu, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fatos H. Veliu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr.23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 28.07.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.