AKTUALITET, 28 July 2026, 17:20

VIDEO/ Makina përplasi karrocën me fëmijën 1 vjeç e gjysmë në Korçë, publikohen pamjet nga vendngjarja

Kanë dalë pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet përplasi karrocën e një fëmije 1 vjeç e gjysmë.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, fëmija u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës nga vetë drejtuesi i automjetit. Fatmirësisht, sipas mjekëve, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që policia të sqarojë dinamikën e plotë të ngjarjes.