TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin para skanerit, ku shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.
Mësohet se 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur është goditur nga kamioni.
Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.